Këngëtarja e mirënjohur kosovare Shkurte Gashi rrallë flitet për jetën e saj private.
Ajo është kujdesur që këtë anë ta mbajë larg syrit të medias, megjithëse jo gjithmonë ja ka dalë me sukses.
Pak kohë më parë u fol për një lidhje të Shkurtes, e cila as nuk u pohua e as nuk u mohua nga këngëtarja jonë.
Në të vërtet, burime të “Kosovarja” bëjnë të ditur se Shkurta vërtet është në lidhje e madje edhe shtatzëne.
Pra, Shkurta së shpejti pret të bëhet nënë për herë të parë. Këngëtarja është në lidhje me vëllanë e Blerim Destanit, Selimin.