Me ardhjen e festave të fundvitit, të gjithë kanë filluar përgatitjet për të bërë dhurata për njerëzit e dashur.
Dhurata për festa po arrijnë të marrin edhe figurat e njohura publike.
Prezantuesi i njohur Labinot Gashi në edicionin e sivjetmë të emisioni “1 kafe me Labin”, ka pasur si kriter për të ftuarit sjelljen e një dhurate për çdo javë, dhurata këto të cilat do të hapeshin në edicionin e fundit të sezonit.
Ditën e Kritshlindjeve Labi shënoi emisionin e fundit të “1 kafe me Labin” për këtë sezonë, teksa zbuloi edhe dhuratat e shumta, të cilat i kishte marrë nga artistët.
Shumë artistë e kishin mbushur me dhurata si çokollatat, apo fotografi të ndryshme, mirëpo një nga më të shtrenjtat, i erdhi nga këngëtarja Shkurte Gashi.
Ajo kishte vendosur që Labit t’i dhuronte një Iphone 7, si dhe dy parfumet e tij të preferuara.
Moderatori është befasuar shumë në momentin kur ka parë këtë dhuratë të shtrenjtë, teksa e ka falenderuar pa masë këngëtaren, e cila i ka bërë dhuratat e tij të preferuara.
Klikoni për ta shikuar videon. /Telegrafi/