Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Gashi, aludohet se sot (e hënë) mori epitetin nënë.
Burime të RTV21 tregojnë se artistja është bekuar me një djalë.
Shkurta gjithmonë është treguar mjaft e rezervuar sa i përket jetës së saj private, e si duket edhe kësaj radhe ajo ka vendosur që mos të bëjë publike shtatzëninë e saj.
Në anën tjetër, Gashi nuk ka bërë të ditur as për ndonjë lidhje apo romancë të saj.
Sa i përket karrierës profesionale, “Jetën tënde” titullohet projekti i fundit i Shkurtës të cilin e publikoi vitin e kaluar në bashkëpunim me Brunon.
Kënga e tyre u mirëprit nga publiku dhe numëron miliona klikime në platforën YouTube.