Telegrafi

Shkurte Fejza performon në dasmën mbretërore shqiptare (Foto)

Princi Leka II, nipi i Mbretit Zog dhe e fejuara e tij, Elia Zaharia do ta organizojnë dasmën e tyre në mjediset e rezidencës ku jetojnë aktualisht dhe në Pallatin e Brigadave, Pallatin e dikurshëm Mbretëror.

Tashmë është mësuar se celebrimi do të zhvillohet nesër në orën 11.00 në mjediset e Pallatit të Brigadave, në praninë e rreth 800 të ftuarve.

E ftuar tashmë do të jetë edhe këngëtarja e njohur e muzikës popullore Shkurte Fejza, transmeton Magazina.

Ajo pak më parë ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në këtë dasmë.

Dasma mbretërore pritet të jetë një nga eventet me vëmendjen më të madhe këtë vit. /Telegrafi/