Këngëtarja Shkurte Fejza është shumë e njohur për publikun shiqiptar. Ajo është shquar gjithmonë si një nga zërat më të fuqishëm që i ka kënduar vendit ndër vite me këngë patriotike, popullore e qytetare.
Sot (e premte) këngëtarja feston ditëlindjen e saj të 55-të.
Me këtë rast ajo ka marrë shumë urime nga familjarët dhe rrethi shoqëror, gjersa një urim special i ka dedikuar vajza e saj e madhe Gresa në Instagram.
Këngëtarja e njohur ka publikuar fotografi ku shfaqet bashkë me nënën, teksa në mbishkrimin e fotos ka shkruar urime të sinqerta personit të saj të zemrës.
Gresa gëzon të njejtin profesion si e ëma, teksa përmes urimit të saj ajo ka treguar se Shkurta ka qenë gjithmonë model për të, duke dashur gjithmonë të bëhet si ajo. /Telegrafi/