Shkurte Fejza ka marrë një dekoratë speciale nga New Yorku përkatësisht nga kryetari i qytetit të Bronx-it, Ruben Diaz.
Në arsyetim thuhet se Shkurte Fejza i ka dedikuar shumicën e këngëve heronjve dhe liderëve të ndryshëm të komunitetit, dhe në shumë nga projektet e saj ajo ka bashkëpunuar dhe me organizata të ndryshme përfshirë dhe “Albanian American Society Foundation”, “Sons & Daughters of Albanian in America” dhe “Albanian Community Center”, të cilat punojnë rreth promovimit të sukseseve të emigrantëve shqiptarë të New York-ut – vendi me më së shumti shqiptarë në Shtetet e Bashkuara .
Këngëtarja Shkurte Fejza ka shkruar në Facebook se është krenare për këtë vlerësim teksa ka falënderuar për përkrahje presidentin e Bronx-it, Ruben Diaz, komunitetin shqiptar në New York dhe bashkëpunëtorët e dashamirët e këngës së saj, shkruan kultplus.
Në vijim është përmbajtja e plotë e dekoratës
E lindur me 18 nëntor 1961, në një familje patriotësh në Mushtisht të Therandës, Shkurte Fejza është ngritur lartë në karrierë, dhe ka krijuar një emër të madh për vete, dhe:BAZUAR se: Shkurte Fejza përfaqëson komunitetin shqiptar në Kosovë dhe në gjithë botën përmes muzikës së saj dhe teksteve.
Ajo njihet si “Yll i Yjeve”, për shkak dedikimit të saj që të kontribuoj për komunitetin e saj dhe rininë, dhe:BAZUAR se: Shkurte Fejza ka studiuar në Prishtinë, dhe për herë të parë doli në skenë në Maj të vitit 1974, dhe ka performuar mijëra këngë popullore anembanë botës përfshirë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe: BAZUAR se: Shkurte Fejza ka dedikuar shumicën e këngëve heronjve dhe liderëve të ndryshëm të komunitetit, dhe në shumë nga projektet e saj ajo ka bashkëpunuar dhe me organizata të ndryshme përfshirë dhe “ Albanian American Society Foundation|”, “Sons & Daughters of Albanian in America” dhe “Albanian Community Center”, të cilat punojnë rreth promovimit të sukseseve të emigrantëve shqiptarë të New York-ut – vendi me më së shumti shqiptarë në Shtetet e Bashkuara PRANDAJ TANI, në emër të 1.4 milion banorëve, Unë, Ruben Diaz Jr., President i qytetit të Bronx-it, njoh Pavarësinë e Kosovës, përshëndes dhe e nderoj punën e madhe të Shkurte Fejzës dhe e shpallë të mërkurën, Shkurt 17, 2016 si“DITA E SHKURTE FEJZËS NE BRONX”.