Këngëtarja e njohur amerikane Mary J. Blige raportohet se ka aplikuar për shkurorëzim nga burri i saj Martin Kendu Isaacs.
Krijuesja e hitit “Be Without You” dhe Isaacs, që është edhe menaxher e producent, do të ndahen pas 12 vjetësh martesë.
Arsye të ndryshme raportohet se janë përmendur në aplikimin e këngëtares për shkurorëzim.
Çifti nuk ka asnjë fëmijë.
Dyshja ishte martuar më 7 dhjetor 2003.