Site icon Telegrafi

Shkurorëzohen sepse gruaja qëndroi tepër gjatë në tualet

Kur gruaja, përndryshe mësuese me profesion, është kthyer nga tualeti dhe nuk e ka gjetur burrin aty ku e kishte lënë, e kishte kapluar paniku. E ka kërkuar gjithandej, ka alarmuar edhe personelin e aeroportit, të cilët në fund e kishin gjetur në listën e udhëtarëve të cilët ishin nisur në fluturimin për Malajzi.

Ai me të kthyer në shtëpi i qetë e ka njoftuar familjen se gruan e ka ende në Malajzi, derisa ajo e shqetësuar ka parashtruar kërkesën për shkurorëzim vetëm një javë pas martesës!

Exit mobile version