Telegrafi

Shkurorëzimet më të shtrenjta në botën e sportit (Foto)

Martesat jo gjithnjë funksionojnë dhe jo rrallëherë përfundojnë me shkurorëzime. ‘Viktima’ të këtij procesi janë bërë edhe disa prej personaliteteve më të rëndësishme në sport, të cilët janë detyruar të paguajnë edhe shifra marramendëse për llogari të ish-bashkëshorteve të tyre.

Një prej këtyre personaliteteve është Bernie Ecclestone. Bosi i Formula 1 në vitin 2009 u detyrua t’i paguajë 670 milionë dollarë ish-bashkëshortes së tij, Slavica.

Ndërsa padroni i skuadrës Chelsea, Roman Abramovich, në vitin 2007 pranoi të derdhë në llogaritë e ish-bashkëshortes Irina Malandina, 300 milionë dollarë.

Nuk i shpëtoi divorcit as legjenda e basketbollit botëror, Michael Jordan, që në vitin 2006 i pagoi bashkëshortes së tij, Huanita, 168 milionë dollarë.

Por, divorci më i përfolur në botën sportive është ai i Tiger Woods, të cilit i dolën në dritë të gjitha tradhtitë e tij. Golfisti amerikan pagoi 110 milionë dollarë për divorcin e tij me Elin Nordegren. /TCH/