Telegrafi

Shkurorëzimet në rritje në Kosovë, fëmijët viktimat më të mëdha (Video)

Agjencioni i Statistikave të Kosovës ka publikuar shifrat e divorceve brenda vitit 2016. Sipas këtyre statistikave brenda vitit 2016 kanë ndodhur 1110 shkurorëzime.

Shkurorëzimet e kosovarëve po ndodhin më së shumti gjatë vitit të parë të martesës.

Tahire Haxholli, kapitene nga Policia e Kosovës, u shpreh se faktori kryesor i divorceve konsiderohet ai ekonomik dhe dhuna.

Sociologu Leutrim Sahiti mendon se një dukuri e tillë kohëve të fundit shihet si diçka e zakontë. Ndërsa, psikologët mendojnë se dukuria e divorceve më së shumti ndikon tek fëmijët. /GazetaTribuna/