Njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos dhe gruaja e tij, MacKenzie kanë rënë dakord për një shkurorëzim rekord në vlerë 35 miliardë dollarësh.
Zonja Bezos do të mbajë katër për qind të aksioneve në Amazont, të cilin burri i saj e themeloi para 25 vjetëve.
Ajo gjithashtu do të heqë dorë nga aksionet në gazetën Washington Post dhe firmën e udhëtimit hapësinor, “Blue Origin”.
Kjo marrëveshje e tejkalon rekordin e gjertanishëm prej 3.8 miliardë dollarësh të vendosur nga tregtari i arteve, Alec Wildenstein dhe gruaja e tij, Jocelyn.
“Jam mirënjohëse që kemi përfunduar procesin e shkurorëzimit me Jeffin me përkrahje të njëri-tjetrit”, ka shkruar MacKenzie në rrjetet sociale.
Ndryshe, Jeff thuhet se ka filluar romancën me ish-prezantuesen e FOX TV, Lauren Sanchez. /Telegrafi/