Telegrafi

Shkurorëzim përmes SMS-it

Ata ishin martuar para katër vitesh, mirëpo Hai kishte kërkuar shkurorëzim nga burri i saj për shkak të, “dallimeve të theksuara në karakter”.

Megjithatë, ai nuk dëshironte të pranonte shkurorëzimin për shkakun se kjo ishte martesa e dytë si për njërin ashtu edhe tjetrin, e vështirësitë janë normale kur merren parasysh nevojat e tyre të veçanta.

“Ne, me nevoja të veçanta, e kemi vështirë të gjejmë partnerin e duhur dhe të kurorëzohemi, andaj dua që të punoj në riparimin e lidhjes sonë”, kishte thënë Hong në gjuhën e shenjave.

Gjykatësja kishte tentuar të arrinte kompromis në mes tyre, mirëpo haste në problem komunikimi, duke mos e njohur gjuhën e shenjave.

”Në fund u kujtuam të përdorim telefonin celular. Kjo ishte mënyra e vetme për tu mirëkuptuar në mes veti”, tha gjykatësja Xue Lixin.

Pasi kishin këmbyer rreth 200 mesazhe (SMS) ata kishin arritur një marrëveshje. Ajo mbeti pranë kërkesës së saj për shkurorëzim, dhe tani ish-bashkëshorti u desh të pranoj këtë vendim.