Dy vetura në pronësi të pronarit të kafenesë ‘Kala’ në rrugën ‘Leninova’, në qendër të Shkupit, mbrëmë janë djegur, transmeton Telegrafi Maqedoni nga portali ‘Lokalno’.
Njoftohet se veturat “Golf” dhe “Peugeot” iu është vënë flaka në të njëjtën kohë në lokacione të ndryshme. Sipas informacioneve jo të konfirmuara, pronari i kafenesë ka pasur kërcënime shkaku i bindjeve politike. /Telegrafi/