Site icon Telegrafi

Shkupjani e sulmon fizikisht dhe e dëbon nënën nga shtëpia

Shkupjani me inicialet O.S. (41) dje fizikisht e ka sulmuar dhe e ka dëbuar nga shtëpia nënën e tij R.S. (67), e cila ka marrë lëndime të rënda trupore.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se rreth orës 09:00 në Shkup në rr “Melniçka”, R.S. (67) u sulmua fizikisht nga djali i saj O.S. (41), i cili me dru e ka goditur në trup dhe e ka dëbuar nga shtëpia.

R.S. ka arritur të largohet dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin “Shën Naumi i Ohrit”, ku edhe janë konstatuar lëndimet e rënda trupore dhe më pas ngjarja është denoncuar në stacioni policor të Çairit, njofton AIM.

Ajo përmendi se edhe para rreth një muaji ka denoncuar dhunë familjare. SPB Shkup mori masa për ndriçimin e plotë të rastit. /Telegrafi/

Exit mobile version