SPB Shkup – Sektori për krim ekonomik dhe kompjuterik ka ngritur padi penale në Prokurorinë Publike kompetente kundër A.M (60) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se në periudhën 2012-2017 në disa raste ka kryer veprën penale “falsifikim dokumentesh”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç thuhet në kumtesën e MPB-së, A.M shtetasve të Maqedonisë me banim jashtë vendit, si dhe shtetasve të huaj ju ka dhënë: dokumente personale, vendime gjyqësore, gjykime, marrëveshje për shit-blerje, dëftesa nga institucionet arsimore, çertifikata, dokumente mjekësore dhe dokumente tjera, të vulosura me vula fals dhe nënshkrime nga institucionet publike në Maqedoni, në këmbim të 1 mijë deri 6 mijë eurove, varësisht nga lloji i dokumentit.
MPB ka bastisur shtëpinë e tij dhe kanë konfiskuar dokumente dhe materiale tjera që do t’i shfrytëzojnë si prova./Telegrafi/