Këto ditë në rrjetet sociale është bërë virale një video, ku shihet një baba duke shëtitur vajzën e tij me karrocë nëpër borë. Por jo vetëm kaq ai karrocës së vajzës i ka montuar edhe ski që më lehtë të lëvizë nëpër borë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vase Petrovski-Amanito nga Shkupi ka bërë diçka interesante, pajisje interesante për vajzën e tij që ta shëtisë edhe gjatë dimrit me karrocë por duke i vendosur dy ski nga ato standardet.
Rrugët e papastruar nga bora e kanë inspiruar atë që pas hulumtimit në internet të ideojë karrocën me ski për vajzën e tij Bora që mos ta shëtis në krahë por t’ia lehtësojë shëtitjen edhe familjes. Një numër i madh i njerëzve përveç se e kanë uruar, kanë kërkuar edhe këshilla nga ai si të veprojnë edhe ata njëjtë me karrocat e tyre dhe të argëtohen në borë me fëmijët e tyre. /Telegrafi/