A.D (59) nga Shkupi, dje është gjetur i lënduar në makinë në Draçevë, me lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Qendrën për urgjencë, ku është konstatuar se ndodhet në gjendje kome dhe është në rrezik për jetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas policisë, mendohet se A.D është lënduar pas rënies në rrugë betoni tek shoku i tij. Nga MPB-ja thonë se po punojnë për zbardhje e këtij rasti./Telegrafi/