Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se dje në SPB Shkup 32 vjeçarja ka denoncuar bashkëshortin e tij për “kanosje”.
“32 vjeçarja në SPB Shkup ka denoncuar se më 10.11.2024 rreth orës 19:30 në shtëpi në Gazi Babë është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj S.M (36) nga Shkupi, i cili e ka kërcënuar edhe me objekt të mprehtë”, thonë nga policia.
Policia bëri të ditur se personi është privuar nga liria dhe është marrë në pyetje në stacion policor.
Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet parashtresë adekuate./Telegrafi/