Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski pret që banorët e Shkupit të paguajnë ngrohje më lirë qendrore në sezonin e ardhshëm.
“Sezoni aktual i ngrohjes sapo ka mbaruar dhe në fund të qershorit, si zakonisht, kompania “BEG furnizim” do të duhet të bëjë fatura shlyerjeje për të parë nëse faturat paradhënie të paguara nga konsumatorët do të ulen ose rriten. Sipas vëzhgimeve fillestare, llogaritë e shlyerjes do të zvogëlohen me një përqindje të caktuar, sepse temperaturat mesatare ishin pak më të larta se ato që përcaktoi KRRE-ja në vendimin e saj”, thotë Bislimoski.
Gjithashtu shton se rreth 70 për qind e energjisë termike të prodhuar në Qytetin e Shkupit këtë vit vjen nga TE-TO.
“Kjo është veçanërisht e rëndësishme, sepse KRRE-ja në dy vitet e fundit ka ulur me 15 përqind çmimin e prodhimit të TE-TO krahasuar me çmimin e impianteve të ngrohjes në Shkup. Pres që kjo të ketë ndikim pozitiv në çmimin e ngrohjes”, tha Bislimoski në intervistë për AIM-n.