Personi Z.V (51 vjeç) nga Shkup mbrëmë pas mesnatës ka gjetur vdekjen pasi me veturën e tij BMë është përplasur me shtyllën e betonit dhe kjo goditje ka qenë fatale për jetën e tij.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën ”Franjo Kluz” në Shkup ndërsa përveç tij rëndë janë lënduar edhe dy persona tjerë.
Ekipi i Ndihmës së Shpejtë e ka konstatuar vdekjen e 51 vjeçarit ndërsa ka marrë me vete për trajtim në klinikat e Shkupit personat M.K 17 vjeç dhe K.K 24 vjeç.
Policia dhe prokurori kujdestar kanë dalë në terren për të gjetur arsyet e aksidentit. /Telegrafi/