Site icon Telegrafi

Shkupi zbukurohet edhe me një mural (Foto)

Veks Van Hillik nga Franca ka punuar një mural në ndërtesën e barnatores bimore në Shkup.

Bëhet fjalë për një fotografi artistike ku shihet një gjel i veshur me kollare dhe veshje elegante, ndërsa në dorë ka një dry prej metali.

Ky është vizatim i mbështetur nga Bashkia e Shkupit, që ka dhënë 1.250.000 denarë (20.325 euro) edhe për dy murale tjera që janë ndërtuar tashmë nëpër Shkup.

Dy muralet tjera janë vizatuar në vende të ndryshme në kryeqytet. Njëri është vizatuar në Qendrën Kulturore të Maqedonisë nga grupi i artistëve ”Zero” dhe tjetri është punuar nga 40 artistë nga Maqedonia.

Edhe dhjetëra murale janë planifikuar që të vizatohen nëpër Shkup deri në fund të vitit nga artistë prej Evrope, Azie dhe nga Amerika veriore e jugore. /Telegrafi/

Exit mobile version