Site icon Telegrafi

Shkupi do të pajiset me 33 autobusë të rinj ekologjik

Shkupi do të pajiset me 33 autobusë të rinj ekologjik me gaz, të cilët do të jenë pjesë e Ndëmarrjes Transportuese Publike – Shkup.

Këtë sot në konferencë për shtyp e bëri të ditur kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Angazhimi im, angazhimi i Bashkisë së Shkupit është krijimi i një transporti publik i cili do të jetë edhe ekonomikisht efikas dhe i cili nuk do ta ndotë mjedisin e jetesës. Sot e nënshkruam marrëveshjen me njërin ndër prodhuesit më të mëdhenj më me renome të autobusëve ‘MAN’ për furnizimin e autobusëve të rinj të cilat do të jenë në Shkup më së voni për shtatë muaj nga dita e nënshkrimit të kësaj marrëveshje”, tha Shilegov.

Ai shtoi se do të blehen 21 autobusë me dysheme të ulët me kapacitet prej 85 udhëtarëve dhe 12 autobusë dypjesësh me dysheme të ulët me kapacitet prej 148 udhëtarëve.

“Krahasuar me harxhimet e autobusëve të vjetër dizel, këto autobusë shpenzojnë pothuajse dyfish më pak karburante, me çka do të ulen shpenzimet e NTP-së”, tha Shilegov.

Exit mobile version