“Luna Park” në parkun e qytetit të Shkupit do të ndërtohet sipas projekti të ri.
Parku i ri përveç përmbajtjeve për zbavitje do të ketë edhe restorante dhe hapësirë më të madhe nga ajo e deritanishmja, në mënyrë që të ngjasojë me parkun në Selanik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ajo çfarë punojmë në qytet është koncepti i parkut zbavitës tematik, i cili në rajon nuk ekziston dhe do të jetë në qytetin tonë, me çka Shkupin do ta vendos në hartën turistike në rajon. Park zbavitës tematik ka në Selanik, por askund në rajon. Këto parqe zbavitëse nënkuptojnë se jashtë hapësirave për zbavitje kanë në vete edhe vende tjera, si restorante dhe hapësira tjera për të rriturit”.
“Këto janë vende ku familjet mund të kalojnë kohëra të shkëlqyera. Ajo të cilën unë e mendoj është që me fondet që harxhon qyteti për blerjen e pajisjeve, të kyçen në projektin e ri, që do të thotë të mos harxhojmë mjete shtesë”, tha kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov.
Në arkat e Bashkisë për këtë qëllim për vitin 2019 janë paraparë të harxhohen 4 milionë denarë për përpunimin e projektit, 26 milion denarë për blerjen e rekuizitave dhe montimin e tyre dhe 50 milionë denarë për ndërtimin e parkut./Telegrafi/
Foto: Arkiv