Site icon Telegrafi

Shkupi si pjesë e projektit EDISON bëhet me ngarkues elektrik për vetura

Sot në Shkup, në kuadër të Samitit 100, u mbajt prezantimi i automjeteve elektrike dhe ngarkuesve, si dhe promovimi i projektit “EDISON eShkup”. Si pjesë e këtij projekti, Maqedonia dhe Qyteti i Shkupit po hapin dyert për zbulimin e inovacioneve revolucionare globale në fushën e transportit. Pritet që të arrihen objektiva globale për reduktimin e ndryshimeve klimatike, por gjithashtu edhe për të siguruar kushte për reduktimin e ndotjes së ajrit.

“Përdorimi i automjeteve elektrike është një zgjidhje efektive dhe një mënyrë në të cilën secili prej nesh do të ndihmojë në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në arritjen e standardeve të Marrëveshjes së Parisit për të reduktuar ngrohjen globale”, me një qëndrim të këtillë doli zëvendësministri i Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Jani Makraduli në prezantimin hyrës të ngjarjes.

Me këtë rast Makraduli theksoi se Maqedonia ka potencial të përfshihet në këtë “korridor të gjelbër evropian” dhe se është i domosdoshëm veprimi i integruar masiv gjithpërfshirës nga të gjithë faktorët, i realizuar përmes partneritetit midis qeverisë, shoqatave të qytetarëve, sektorit të biznesit dhe çdo individi në vend.

Projekti EDISON ( Ngasja Ekologjike Zgjidhjet Inovative dhe Rrjetëzimi) është një projekt rajonal për elektrifikimin e autostradave në rajon dhe ka për qëllim të ofrojë mobilitet elektrik masiv të pranueshëm në rajon me zgjidhje rajonale të zhvilluara./Telegrafi/

Exit mobile version