Telegrafi

Shkupi me më shumë vizitorë gjatë vitit të kaluar

Shkupi muaj me rradhë po tërheq gjithnjë e më shumë turistë. Nga të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë shihet se në muajin nëntor të vitit të kaluar kryeqyteti ka pasur më shumë vizitorë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shkupin e kanë vizituar 15,613 turistë, prej të cilëve 1,865 kanë qenë vendorë dhe 13,784 nga vendet e huaja. Liqenet e Maqedonisë në të njëjtin muaj i kanë vizituar gjithsej 10,772 turistë, ndërsa bjeshkët e Maqedonisë i kanë vizituar 11,507.

Tanimë një periudhë të gjatë numri më i madh i turistëve është nga Turqia dhe shtetet fqinje./Telegrafi/