Disa nga komunat e Maqedonisë këtë vit kanë hequr dorë nga organizimi i aktiviteteve festive për fundvit. Ajo që vërehet në qytetet e Maqedonisë është si diçka e zakonshme dhe pa ndonjë atmosferë festive, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Edhepse edhe disa nga komunat e Shkupit nuk do të organizojnë manifestime për Vitin e Ri, Shkupi mbtet njëri nga qytetet, tek i cili mund të vërehet një atmosferë festive.
Në festimet e deritanishme, janë shënuar vetëm aktivitete për fëmijë, ndërsa që prej një jave, në sheshin “Maqedonia” janë hapur edhe tezgat me produkte të ndryshme, si dekorative ashtu edhe ushqimore./Telegrafi/