Site icon Telegrafi

Shkupi qytet i Shqipërisë? Reagon Vatikani zyrtar (Foto)

Shenjtërimi i Nënës Terezë në Shën Tereza ka ngjallur shumë debate në Maqedoni drejtuar Vatikanit zyrtarë për një gabim që ka ndjellur urrejtje dhe akuza për biografinë zyrtare në gjuhën angleze ku shkruhej se Nënë Tereza ka lindur në Shkup të Shqipërisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gabimin e kanë vërejtur pjesëtarë të delegacionit të Maqedonisë në ceremoninë e shenjëtërimit ndërsa dje kjo ka qenë temë diskutimi nëpër mediat në Maqedoni dhe në qarqet diplomatike ku kanë kërkuar përgjigje zyrtare se pse ka ndodhur ky gabim që nga maqedonasit vlerësohet si skandal diplomatik.

Ambasada e Maqedonisë në Vatikan ka kërkuar sqarim nga autoritetet në Vatikan se pse ka ndodhur ky lëshim. Vatikani zyrtarë ka reaguar duke sqaruar se gabimi ka ndodhur në kopjen e biografisë në gjuhën angleze, e të shenjtës tanimë, Gonxhe Bojaxhiu.

Lexo po ashtu Kjo është përgjigjja zyrtare e Vatikanit për shqetësimin e Maqedonisë (Dokument)

Pas reagimit, kopja me biografinë në gjuhën angleze të Nënës Terezë, është hequr nga përdorimi dhe e njejta është përmirësuar./Telegrafi/

Lexo po ashtu Zaev nuk e ka respektuar protokollin në ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë? (Foto)
Exit mobile version