Telegrafi

Shkupi përfshihet nga erërat e forta, pritet përkeqësim i motit (Video)

Foto: Ilustrim

Sot pasdite në Shkup ka filloi të fry një erë e fortë veriperëndimore me shpejtësi deri në 90 kilometra në orë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Erëra e fuqishme u paralajmëruan nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ndërsa sipas njoftimeve ky është fillimi i prishjes së kohës që do të vazhdojë nga mëngjesi i nesërm.

Përndryshe, për shkak të erës, në qytet është ngritur shumë pluhur.

Sipas meteorologëve pasdite, do të shfaqet mundësi për reshje të shiut në veri dhe në perëndim të vendit.

Nga e marta moti kryesisht do të jetë me diell, por me erë të fortë veriore, dhe dukshëm të ftohtë. Temperatura ditore në pjesën më të madhe të vendit do të ulet për 10 gradë celsius. /Telegrafi/