Site icon Telegrafi

Shkupi për herë të parë me mbi 5.000 raste aktive me COVID-19

Në Shkup gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 230 raste aktive me COVID-19 dhe 58 të shëruar. Me këto shifra, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në kryqytet numri i rasteve aktive arriti mbi 5.000 raste aktive, përkatësisht 5.042.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Shkup kanë humbur jetën edhe 6 pacientë prej të cilëve më i riu është 45 vjeçar, ndërsa të tjerët janë 52 vjet, 63, 67, 68 dhe 84 vjet, njofton Telegrafi Maqedoni.

Aerodromi mbetet komuna me më së shumti raste aktive në Shkup me 869, ndërsa në Komunën Qendër, Gazi Babë dhe Karposh ka mbi 600 raste aktive.

Çairi ka 275 raste aktive, Gazi Baba 650, Aerodromi 869, Karposhi 741, Komuna Qendër 668, Kisella Voda 649, Gjorçe Petrov 402, Butell 266, Shuto Orizare 53, Saraj 38, Haraçinë 10, Ilinden 121, Sopishte 43, Çuçer Sandeva 28, Petroveci 38 dhe Zelenikova 16./Telegrafi/

Exit mobile version