Site icon Telegrafi

‘Shkupi për Bowie’ sonte në Parkun e qytetit

Nën moton ‘Shkupi për Bowie’ në Parkun e qytetit në Shkup sot do të mbahet edicioni i nëntë i ngjarjes multimediale ‘Shiko fotografi, dëgjo muzikë, merr libër’, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Edicioni i sivjetmë është dedikuar në nder të legjendës së muzikës David Bowie.

Orkestra e Filarmonisë së Maqedonisë nën dirigjim të Emin Xhijan, i shoqëruar nga Korri i femrave pranë QKM-së me fillim nga ora 21:00 në Parkun e Qytetit në Shkup, do të performojë nga disa hitet më të mëdha të Bowie.

Siç është paralajmëruar, aftësitë e tij për fotografi në pëlhurë do t’i prezantojnë artistët Agron Abdulli dhe Ivana Miladenovska, ndërsa për fansat do të ndahen 20 mijë kopje falas nga libri ‘Psikodelia në periferi-David Bowie dhe laboratori artistik Bekenam’ nga Meri Finigan.

Ngjarja, financiarisht është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Qyteti i Shkupit dhe Teelekomi i Maqedonisë. /Telegrafi/

Exit mobile version