“Samiti 110” i gjashtë vjetor për liderë biznesesh nga Evropa Juglindore, i cili do të mbahet në Shkup më 16 dhe 17 tetor do të paralajmërohet në konferencën e sotme për shtyp.
Samitin do ta paralajmërojnë Zhivko Mukaetov, kryetar i KD të Samit100 dhe Jelena Radulloviq, drejtoreshë programore e “Samiti 100”.
Pas trajektores së suksesshme përmes Serbisë, Malit të Zi, Kroacisë, Sllovenisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, këtë vit “Samiti 100” do të mbahet në Shkup në Hotel Meriot.
“Samiti 100” është nismë unikale biznesi, i cili në një vend grumbullon rreth 150 liderë biznesi eminentë nga gjithë rajoni i EJL-së, qëllimi primar i së cilës është që të gjenden ide konkrete, projekte dhe propozime për përmirësim të ndërlidhjes në rajon nga të gjitha aspektet ekonomike dhe shoqërore.
Gjatë ngjarjeve të kaluara “Samit 100” vlerësoi se në rajonin e EJL-së nevojiten investime dhe përmirësime në më shumë sfera, si infrastruktura, transporti, energjetika, digjitalizimi, brendimi i rajonit, përmirësimi i mobilitetit të fuqisë punëtore, lëvizja e lirë e mallrave dhe shërbimeve.