Konferencë me temë “Gjelbërimi i ekonomive ballkanike” sot dhe nesër do të mbahet në Shkup, nën organizimin e Rindërtimi Demokratik i Maqedonisë dhe rrjetit ballkanik të partive të gjelbërta, në bashkëpunim me Partinë e Gjelbërt Evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pjesëmarrësit do të ndajnë praktika dhe do të marrin përvoja për hapje të vendeve pune të gjelbërta në rajon.
Do të diskutohet gjithashtu edhe për udhëheqjen e tatimit të drejtë si parakusht për gjelbërimin e ekonomive vendore.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaësues nga Partia e Gjelbërt Evropiane, partitë e gjelbërta të Shqipërisë, Bullgarisë, Kroacisë, Hungarisë, Mali të Zi, Sërbisë dhe Turqisë./Telegrafi/