Gjithsej 60 të rinj njohës të matematikës, që vijnë nga institucione arsimore të shtatë shteteve të Evropës qendrore dhe lindore, sot dhe nesër garrojnë individualisht dhe në grupe, për të zgjidhur detyra logjike të ndërlikuara matematikore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gara është pjesë e programit dhe aktiviteteve të asociacionit CEESA, ku bën pjesë edhe shkolla ”Nova”, e cila është nikoqire e turneut.
Në kuadër të asociacionit CEESA, paralelishtmbahen edhe gara të tjera, pra në Shkup ka një garë matematikore, ndërkaq në Moskë ka një garë tjetër matematikore me nxënës të shkollave të mesme, kurse në Zagreb mbahet garë për njohuri të përgjithshme./Telegrafi/