Site icon Telegrafi

Shkupi nën syrin kritik të gazetarit britanez, Owen Hatherly

DialogPlus sjell shkrimin e gazetarit dhe kritikut britanez, Owen Hatherly, i cili për The Guardian, përmend kritikët të thonë se Shkupi ishte rindërtuar pas tërmetit të vitit 1963 me vizion modern, por që me kolonat dorike dhe shtatoret e mëdha të antikuitizimit, e kanë transformuar këtë qytet në një mini Las Vegas, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai përmend fjalët e aktivistes dhe akademikes Iskra Geshoska, e cila thotë se Ndryshimet e këtij soji zakonisht ndodhin në kohë luftërash apo katastrofash natyrore.

Gazetari nuk e lë pa përmendur mendimin e qeverisë se projekti është duke e shndërruar kryeqytetin përnjëmend në ”evropian”, ndërkaq vazhdon me trajtimin e mendimit të Geshoskës, e cila thotë se projekti është katastrofal, jo vetëm se ”Shkupi 2014” synon të shlyejë krejt planin e mëhershëm, por sepse ësthë prapakthyes, që shkakton një përplasje me planin e mëhershëm të dizajnuar në vitin 1965 nga arkitekti japonez, Kenzo Tange.

Sipas Hatherly, kontrasti i dy planeve shihet më së miri prej parkut të vogël ndërmjet qendrës tregtare dhe Kuvendit Kombëtarë të viteve tredhjetë, një prej objekteve të pakta që kishte mbetur në këmbë nga tërmeti. Aty ka një mal shtatoresh që i thurrin lavde Maqedonisë antike në njërën anë, dhe Organizatës Revolucionare Maqedonase, në anën tjetër. Këtu është përfshirë edhe një shtatore e kohës së Rajhut të tretë, monumenti për luftën partizane, Harku i Triumfit, i konsideruar ”thesar kombëtar”.

Për Owen Hatherly, ky plan është populist, i proklamuar me krenari nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski, sikur të jetë një plan i ideuar nga vet ai, ndërkaq dallimin në mes të dy planeve e konsideron si një vizion i ofruar i errët i prioriteteve moderne: barazinë e zëvendëszar me populizëm, futurizmin me ”antikuizim”, hapësira me fasada, sublimen me ”të hijshmen”, internacionalizmin me provincializmin, arkitekturën si funksion me arkitekturë si gjuhë./Telegrafi/

Exit mobile version