Telegrafi

Shkupi me mur të ri me afresk (Foto)

Qendra kulturore rinore i bëri ftesë artistit nga Kroacia, Lonac, të përpunojë mur me afresk në kuadër të parkut të ri që përgatitet pas Filarmonisë. Lonac pranoi këtë sfidë artistike dhe nisi me punën në rrugën “Ilija Nikollovski Luj”.

Gjatë arritjes në Shkup, ai rastësisht është njoftuar me Martina Gjorgjeskën (vajzën në mur) dhe me shoqërinë e saj, dhe kështu që rastësisht është ardhur tek ideja e kompozimit të afreskut. Disa fotografi të Martinës në biçikletë me instrument në dorë kanë qenë inspirimi kryesorë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo vepër është pjesë e projekteve të Qendrës kulturore rinore për mbështetjen e artit rrugor, siç është “Qyteti i bukur”, galeria e parë në të hapur dhe arti me grafit në Shkup.

Krahas Lonacit, Qendra kulturore rinore realizoi bashkëpunime edhe me Veks Van Hillik nga Franca përmes projektit “Gjeli dhe dhelpra”, vendosur në murin e objektit në bulevardin “11 tetori”, si dhe me Farid Rueda nga Meksika. Nga kjo qendër paralajmërojnë edhe një projekt të ngjashëm./Telegrafi/