Telegrafi

Shkupi me mbi 11 mijë raste aktive me COVID-19

Në Shkup gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 425 pacientë me COVID-19 dhe shtatë të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e komplikimeve nga coronavirusi.

Sipas autoriteteve shëndetësore të vdekurit janë të moshës nga 64 vjet deri në 81 vjet.

Në të njëjtën periudhë në kryeqytet janë shëruar 247 persona, ndërsa numri i rasteve aktive në Shkup mbetet 11.492

Që nga fillimi i pandemisë në Shkup janë infektuar 32.310 persona./Telegrafi/