Site icon Telegrafi

Shkupi me mbi 10 mijë raste aktive me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Shkup kanë humbur jetën 16 pacientë me coronavirus, ndërsa të vdekurit janë nga 54 vjet deri në 84 vjet.

Gjatë të njëjtës periudhë janë regjistruar 570 raste të reja në Shkup dhe 407 pacientë janë shëruar.

Me këto shifra numri i rasteve aktive në Shkup është 10.130 që është numri më i lartë i regjistruar që nga fillimi i pandemisë.

Më Së shumti raste aktive ka Gazi Baba me 1.490, ndërsa Komuna e Aerodromit ka 1.474. Në Shkup ka edhe tre komuna me mbi 1000 raste aktive, dhe ata janë Karposhi 1.186, Kisella Voda 1.245 dhe Komuna Qendër 1.173.

Çairi ka 639 raste aktive, Gjorçe Petrovi 874, Butelli 584, Shuto Orizare 206, Studeniçani 206, Saraj 160, Haraçina 31, Ilindeni 251, Sopishte 66, Çuçer Sandeva 99, Petroveci 99, Petroveci 128 dhe Zelenikova 83./Telegrafi/

Exit mobile version