Telegrafi

Shkup, lëndohet me armë zjarri një person gjatë gjuetisë

Shkupjani 33 vjeçar V.S pardje është pranuar në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” në Shkup me plagë prej armë zjarri në anën e djathtë të fytyrës, gjurin e djathtë dhe dorën e djathtë, që dje është denoncuar në polici.

Siç theksojnë nga policia, V.S ka qenë për gjueti në “Zajaçev Rid” dhe rreth orës 7:40, derisa ka lëvizur drejtë vendit të njohur si “Bardoveçko Brdo”, ka dëgjuar të shtëna prej armëve të zjarrit, pas çka ka marrë lëndime trupore.

Ndaj të lënduarit V.S është kryer intervenim kirurgjik dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Policia ndërmerr masa për zbardhjen e tërësishme të rastit./Telegrafi/