Më ftohtë në mëngjesin e sotëm ishte në Petrovec të Shkupit, ku janë matur -18 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale prej 0 gradë është matur në Dojran, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), -16 gradë janë matur në Manastir, -14 në Tetovë, -12 në Demir Kapi dhe Kumanovë, -11 në Shkup-Zajçev Rid dhe Berovë, -10 në Strumicë dhe Mavrovë, -9 në Prilep dhe Shtip, -8 në Kriva Pallankë, -7 në Krushevë, -6 në Pozharane dhe Lazaropole, -5 në Gjurishte, Gjevgjeli, Topolçan dhe Pretor, -4 në Vinicë dhe -2 në Ohër.
Deri në orën 8:00 shtresa më e lartë e borës ishte në Mavrovë 64 centimetra, ndërsa më e ulët në Shtip vetëm dy centimetra./Telegrafi/