Telegrafi

Shkupi ka 2.674 raste aktive me coronavirus, më shumë në Aerodrom dhe Karposh

Në Shkup aktualisht ka 2.674 raste aktive me coronavirus, ndërsa në nivel shtetëror ka 5.550 raste aktive.

Rastet më shumë aktive në komunat e Shkupit ka në Aerodrom (534), pasuar nga Karposhi (446) dhe Qendra (445).

Në Kisella Vodë ka 320 raste aktive, Gazi Babë (280), Gjorçe Petrov (216), Çair (115), Butel (111).

Komunat e tjera të Shkupit kanë më pak se 100 raste aktive.

Sot, u regjistruan 90 raste të reja me coronavirus në Shkup, ndërsa shtatë persona ndërruan jetë./Telegrafi/