Site icon Telegrafi

“Shkupi flet”, këtë javë do të shënohet 55-vjetori i tërmetit katastrofal

Me dhjetëra ngjarje kulturore në disa lokacione, Bashkia e Shkupit këtë javë do ta shënojë 55-vjetorin e tërmetit katastrofal të vitit 1963 në Shkup.

Fillimi i manifestimeve sot do të shënohet me kthimin e shkronjave të mesazhit të Josip Broz Titos, në anën lindore të Muzeut të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo ngjarje e quajtur në mënyrë simbolike “Solidariteti rikthehet në shtëpi”, do të ndiqet me aktivitete në Muzeun e Bashkisë së Shkupit.

“Shkupi flet” pritet të bashkojë artin, teatrin, kinematografinë, artet multimediale dhe sektorin civil në katër ditë, konceptualisht të lidhura me tërmetin, por edhe me historinë kulturore të kryeqytetit.

Në mënyrë tradicionale do të mbahet edhe aksion për dhurimin e gjakut, ndërsa bordi organizues do të vendosë lule para përmendores së të vdekurve nga tërmeti./Telegrafi/

Exit mobile version