Shkupi u binjakëzua me kryeqytetin Sarajevë dhe Tiranë. Kjo iniciativë u pranua ngrohtësisht dhe u mirëprit nga të gjitha grupet këshillimore, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Këshilltari nga OBRM-PDUKIM, Mihajllo Manevski tha se me vendosjen e kësaj pike në rend të ditës, Shkupi do të këmbej bashkëpunim me dy qyteteve në nivel më të thellë, edhe pse duke bashkëpunon me dhjetra qytete të tjera në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.
Damian Mançevski, megjithatë, në emër të Grupit të LSDM-së përshëndeti binjakëzimin dhe shprehur shpresën se Shkupi do të ndjekë shembullin pozitiv të dy qyteteve, të cilat kanë shënuar përparim të shpejtë kohët e fundit, sidomos në përdorimin e fondeve evropiane dhe ndërtimin e infrastrukturës. /Telegrafi/