Më në fund, edhe në rrugët e Shkupit do të mund të shohim orkestër muzikore, duke defiluar dhe luajtur me instrumentet e tyre frymore, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Të shtunën është paraparë që në ora 11 e 30 të parada e orkestrës frymore e qytetit të Shkupit, pranë Qendrës kulturore rinore.
Në kuadër të paradës, orkestra frymore do të luaj kompozimet e ashtuquajtura si hapërime, si edhe pjesë nga marshet më të njohura botërore për koncerte të këtilla defiluese.
Aktiviteti organizohet nga Qyteti i Shkupit dhe Qendra kulturore rinore, ndërkaq parada e orkestrës frymore do të nisë nga Muzeu i qytetit të Shkupit, për të përfunduar në sheshin ”Maqedonia”./Telegrafi/