Telegrafi

Shkupi bëhet me një lagje të re

Komuna Gjorçe Petrov e qytetit të Shkupit do të ndërtoj një lagje të re, ndërkaq qytetarët ftohen që ta përzgjedhin një emër, transmeton Telegrafi.

Kjo lagje do të shtrihet nga qarkorja e bulevardit ‘Aradhat partizane’ e deri te Porta Vllae. Sipas të dhënave të planit urbanistik, lagja e re do të ketë një hapësirë prej 500000 metër katror.

Përveç banesave, plani parasheh që të ketë edhe kopsht fëmijësh, qendër tregtare, dyqane, pompa benzine, parqe dhe kënd lojrash. Ndërtimet do të nisin në pranverë./Telegrafi/