Ekipet e shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit mbrëmë kanë hedhur 60 tonë kripë në bulevardet dhe rrugët e qytetit, në vendet kritike dhe në të gjithë bulevardet dhe rrugët të cilat janë në kompetencë të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
Siç njoftoi Qyteti i Shkupit, ekipet e shërbimit dimëror me mekanizëm dhe me dorë e kanë pastruar borën nga bulevardet dhe rrugët e qytetit, si dhe nga trotoaret.
Qyteti i Shkupit u rekomandon shoferëve që të vozisin me kujdes dhe t’u përmbahen kushteve nëpër rrugë. Në kompetencë të Qytetit të Shkupit janë bulevardet dhe disa rrugë të qytetit, ndërsa rrugët e tjera janë në kompetencë të komunave dhe ato janë të obliguara për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre.
“Apelojmë deri të qytetarët, këshillat shtëpiak dhe pronarët e objekteve afariste që t’i përmbahen obligimit ligjor për pastrim të borës nga kalimet deri te rrugët e tyre”, njoftoi Qyteti i Shkupit. /Telegrafi/