Site icon Telegrafi

Shkupi me ajrin më toksik në Evropë, Shukova: Nevojiten dhjetëra vite që të zgjidhet problemi

Guardian-i britanik publikoi se të gjithë në Europë po thithin ajër toksik por në Maqedoninë e Veriut ajri është më toksik. Ministrja për ambient jetësorë, Kaja Shukova, për REL thotë se është iluzion nëse mendojmë se problemi me ndotjen e ajrit do ta zgjidhim për dy, tre apo katër vjet, nevojiten 10 deri 20 vjet sipas saj. Të dhënat e hulumtimit, Guardian, i ka marrë nga stacionet matëse dhe nga pamjet e satelitëve dhe sipas këtyre të dhënave kanë ardhur në përfundim se ajri në vendin tonë është më toksik.

“Nuk do të shkoja me kualifikim të tillë – më toksik. Bëhet fjalë për disa ditë të caktuara në vit kur kemi probleme, posaçërisht në vendet që gjenden në luginë, siç është Shkupi. Nuk do të shkoja me kualifikime të tilla, ndërsa që ka problem, ka. Edhe pushteti lokal edhe qendrorë vazhdimisht punojmë për tejkalimin e problemit.”- deklaroi Kaja Shukova, ministre e Ambientit Jetësor.

Exit mobile version