Site icon Telegrafi

Shkupi me 3.351 raste aktive me COVID-19

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Shkup momentalisht ka 3.351 raste aktive dhe vetëm gjatë 24 orët e fundit kishte 7 vdekje të pacientëve të infektuar me COVID-19 dhe 353 raste të reja. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 281 pacientë.

Komuna me më së shumti raste aktive mbetet Komuna e Aerodromit me 661 raste aktive, ndërsa Karposhi ka 541 dhe Komuna Qendër 508 raste aktive.

Çairi ka 169 raste aktive, Gazi Baba 460, Kisella Voda 432, Gjorçe Petrovi 299, Butelli 168.

Komunat me numër dyshifror të të infektuarve janë komuna e Shuto Orizares 29, Studeniçani 8, Saraj 27, Haraçina 8, Ilindeni 61, Sopishte 31, Çuçer Sandeva 19, Petroveci 21 dhe Zelenikova 9./Telegrafi/

Exit mobile version