Në Shkup gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 272 raste të reja me coronavirus, ndërsa numri i rasteve aktive në Shkup është 3.174.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, Aerodromi mbetet komuna me më së shumti të infektuar me 631 raste, ndërsa Karposhi ka 511 raste, njofton Telegrafi Maqedoni.
Komuna e Çairi ka 151 raste, Gazi Baba 379, Komuna Qendër 484, Kisella Voda 366, Gjorçe Petrov 255, Butell 127, dhe Ilindeni 51.
Komunat me më pak të infektuar në Shkup janë Shuto Orizareja 19, Studeniçani 6, Saraj 21, Haraçina 10, Sopishte 25, Çuçer Sandeva 12, Petroevi 20 dhe Zelenikova 8./Telegrafi/