Site icon Telegrafi

“Shkupi 2014” edhe në komunën Aerodrom

Replika e “Venus de Milo”, personazh antikë, luanë dhe grifonë do ta zbukurojnë „Kopshtin e parajsës“ në komunën e Aerodromit. Pas zgjidhjes ideore qëndron firma „Arkitektonika“ e cila së bashku me projektuesin kryesor, Zharko Çausheski, qëndron pas shumë ndërtesave barok në Shkup, ka publikuar Prizma, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Elemente zbukuruese në stilin neoklasik, pavijoni, belvederi, statuja dhe skulptura në shatërvanë janë paraparë ta zbukurojnë parkun e paralajmëruar në komunën e Aerodromit, të emërtuar si “Kopshti i parajsës”.

Parku do të ndërtohet me financa të komunës së Aerodromit e cila ka përllogaritur se projekti do të kushtojë rreth 14 milionë euro dhe pritet të përfundojë brenda dy vitesh./Telegrafi/

Exit mobile version