Shkupi është qyteti me më së shumti raste aktive në Maqedoni.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në kryeqytet ka 2.845 raste aktive dhe 155 raste të reja.
Në raport thuhet se ka 114 pacientë të shëruar, ndërsa nga tetë të vdekur, 5 janë nga Shkupi. Bëhet fjalë për pacientë të moshës 94, 81, 79, 78 dhe 76 vjet.
Në disa qytete ka rritje të numrit të të infektuarve. Në Maqedoni po ashtu i pranishëm është lloji britanez i coronavirusit./Telegrafi/